Dërgesa falas për porosi mbi 300 Euro

Pagesa të sigurta me kartë

Politika e transportit të kthimit dhe rimbursimit

POLITIKAT E PRIVATËSISË

Platforma samsonite.ks është pronë e “PERFECT FASHION INT LLC” me seli ne Prishtinë, me numer regjistrimi 812182997, ne dy lokacione ( ALBI MALL, Kati (-1) dhe Prishtina Mall, Kati 0

“PERFECT FASHION INT LLC” referuar tutje si ‘’SAMSONITE KOSOVA’, dhe është përgjegjës për privatësinë e të dhënave në këtë faqe interneti.

PERFECT FASHION i përmbahet rregullave të aplikueshme të mbrojtjes së të dhënave, gjatë përdorimit dhe përpunimit të të dhënave personale. Rezervon të drejtën e përdorimit të të dhënave personale dhe anonime në masën e lejuar me ligj, në varësi të të drejtave të personave të prekur siç përshkruhet më poshtë.

Përkufizimet

E dhënë personale – çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;

Përpunim – çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi;

Pëlqim me shkrim i subjektit të të dhënave – pëlqimi i dhënë ku subjekti i të dhënave duhet të vë nënshkrimin ose shenjën në pëlqimin me shkrim për përpunimin e të dhënave të tij ose saj;

Pëlqim gojor ose pëlqim tjetër i përshtatshëm i subjektit të dhënave – pëlqimi i dhënë gojarisht, me anë të mjeteve të telekomunikimit ose me ndonjë mjet tjetër të përshtatshëm, përmes të cilit mund të konkludohet në mënyrë të qartë se subjekti i të dhënave e ka dhënë pëlqimin e tij ose saj;

Kontrollues i të dhënave – çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale;

Subjekt i të dhënave – nënkupton një person, të dhënat personale të të cilit përpunohen.

1. Privatësia e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësia e individit është njëra nga përgjegjësitë tona thelbësore. Ne ndërmarrim masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, manipulimi, rrjedhja e tyre jashtë PERFECT FASHION ose aksesi i paautorizuar..

2. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale

Të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit e platformës www.samsonite.ks trajtohen në përputhje me Ligji Nr. 06/L-82 për mbrojtjen e të dhënave personale.

PERFECT FASHION përpunon dhe menaxhon të dhënat personale në kuptim të nenit 5 paragrafi 1 pika 1.1 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pra vetëm nëse ju si subjekt i të dhënave personale jepni pëlqimin tuaj për përpunimin dhe menaxhimin e tyre nga ana jonë.

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen për qëllimet e përshkruara më poshtë (shih pika IV ).

Disa veçori të Shërbimeve mund të kërkojnë që ju të na jepni drejtpërdrejt informacione të caktuara për veten tuaj. Ju mund të zgjidhni të mos jepni këtë informacion, por duke bërë këtë mund t’ju pengojë të përdorni ose të përdorni këto veçori.

3. Të dhënat personale të mbledhura:

Të dhënat tuaja personale të cilat ne mund t’i mbledhim përfshijnë informatat si në vijim:

Informatat identifikuese të tilla si: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, email adresa.

Me rastin e verifikimit të identitetit, ne mund të përpunojmë edhe numrin e dokumentit të identifikimit.

Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, eksperienca, edukimi.

Informacion që ne mbledhim direkt nga ju:

Informacioni i porosisë duke përfshirë emrin tuaj, adresën e faturimit, adresën e transportit, konfirmimin e pagesës, adresën e emailit, numrin e telefonit.

Informacioni i blerjeve duke përfshirë artikujt që shikoni, vendosni në karrocë ose shtoni në listën tuaj të dëshirave.

Informacioni për mbështetjen ndaj klientit, duke përfshirë informacionin që zgjidhni të përfshini në komunikimet me ne, për shembull, kur dërgoni një mesazh përmes Shërbimeve.

4. Qëllimi i mbledhjes së të dhënave

Ne i përpunojmë të dhënat personale të përmendura në pikën III për qëllimet e mëposhtme:

Përmirsimi i përvojes së përdoruesve.

Blerje – Porosi online

Dergimi i ofertave dhe promocioneve.

Analiza te brendshme per zhvillimin e platformes.

5. BLERJET DHE PAGESAT

Ne pranojmë format e mëposhtme të pagesës:

Pagesë me para në dorë (në momentin e pranimit të porosisë)

Pagesë online (Blerje direkte ose me këste) – Viza, Mastercard

Pagesë me POS nëse produkti terhiqet nga dyqani.

Pagesë me transfer bankar

Nuk i përdorim përsëri të dhënat tuaja për një qëllim tjetër që është i ndryshëm nga ai i deklaruar.

Si rregull, ne nuk i mbajmë të dhënat tuaja personale për më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat i kemi mbledhur ato. Ne mund t’i mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë më të gjatë për qëllime historike ose statistikore me masa mbrojtëse të përshtatshme.

6. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejta të bazuara në Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kur bëhet fjalë për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga PERFECT FASHION.

Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga PERFECT FASHION, ju keni disa të drejta të garantuara me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si:

E drejta juaj për qasje në të dhënat personale- Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të keni qasje në të dhënat e juaja personale nëse përpunohen ose jo.

E drejta juaj për korrigjim të të dhënave personale- Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni nëse mendoni se të dhënat janë të pasakta dhe përditësoni ato pa vonesë nëse mendoni se të dhënat tuaja janë jo të plota. Ju mund të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar.

E drejta juaj për të kundërshtuar- Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë , në rrethana të caktuara, për arsye që lidhen me situatën tuaj specifike. Pas kundërshtimit tuaj nuk vazhdon me përpunimin e të dhënave personale, përveç rasteve të cilat i parasheh ligji për përpunimin e tyre lidhur me rrethanat të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave.

E drejta juaj për ankesë tek Agjencia për Informim dhe Privatësi- Ju keni të drejtë të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur, apo në qoftë se mendoni se ALBI nuk është duke respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

7. Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit në info@perfectblue-kos.com

8. Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë

Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do t’ju njoftojmë përmes platformës apo email-it. Cila do mënyrë që do të përdoret për njoftime të tilla, cilësohet si zyrtare. Duke vazhduar t’i vizitoni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, konsideroheni se ju pajtoheni plotësisht me përditësimet e bëra.

9. Cookies

Një “cookie” është një skedarë teksti me pjesë të vogla të dhënash, ngjashëm si emër përdoruesi dhe fjalëkalimi (username and password), të cilat përdoren për të identifikuar paisjen tuaj elektronike gjatë përdorimit të një faqe interneti.

Këto “cookie” janë të domosdoshme dhe na ndihmojnë neve që t’ju ofrojmë vizitë më personale dhe më të përshtatshme në www.samsonite.ks

Faqja jonë përdor “cookies” për t’ju identifikuar si përdorues dhe dalluar nga përdoruesit e tjerë, për t’jua lehtësuar përdorimin e shërbimeve tona. Ne mund të përdorim “cookies” për çështje statistikore, si: numërimin e përdoruesve, faqet që keni vizituar, parapëlqimet tuaja, si dhe për çështje sigurie.

Sapo mbyllni shfletimin, qasja në “cookies” përfundon. Ju mund të pranoni ose refuzoni “cookies”. Refuzimi nuk ndikon në qasjen tuaj në shumicën e informacioneve në faqen tonë, por mund të ndikojë në funksionalitetin e faqes.

Nëse ju dëshironi ta ndryshoni mënyrën si funksionon shfletuesi juaj i internetit për përdorimin e “cookies”, ju duhet t’i ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj.

Ne do t’ju kërkojmë çdo herë pëlqimin tuaj për shfrytëzimin e “cookies” në momentin që do ta përdorni apo vizitoni faqen tonë të internetit.

Politika e transportit të kthimit dhe rimbursimit në Samsonite Kosova

Për të garantuar një përvojë të këndshme blerjeje dhe transparencë të plotë ndaj klientëve tanë, Samsonite.ks ka vendosur politikat e mëposhtme për transportin, kthimet, rimbursimet dhe pagesat.

1. Politikat e transportit

Koha e Përpunimit:

Të gjitha porositë përpunohen brenda 7 ditëve të punës. Ne përpiqemi të dërgojmë porosinë tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Shtetet që transportohet:

Transporti është i vlefshëm vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Tarifat e Transportit:

Tarifa e transportit është 4€ për çdo porosi, pervec porosive mbi 300€

Koha e pritshme e dorëzimit të produktit pas verifikimit:

Koha e dorëzimit varet nga metoda e transportit dhe vendndodhja juaj. Koha e llogaritur e dorëzimit do të jetë deri në 5 ditë pune, pas verifikimit të porosisë. Ju lutemi të keni parasysh se këto janë llogaritje, dhe koha e dorëzimit real mund të ndryshojë.

Vonimet në Transport:

Ndërsa përpilojmë kohët e pritshme të dorëzimit, rrethanat e papritura si vonimet postare, kushtet atmosferike ose faktorë të tjerë që janë jashtë kontrollit tonë mund të shkaktojnë vonime. Ju falënderojmë për mirëkuptimin në raste të tilla.

Adresat e paplotësuara ose të pasakta:

Është përgjegjësia e klientit të sigurojë informacionin e saktë dhe të plotë të transportit. Ju lutemi të kontrolloni dy herë adresën tuaj të transportit para se të përfundoni porosinë tuaj. Nëse ofrohet një adresë e pasaktë ose e paplotësuar, në rast se sjell kthimin e paketës te ne, mund të aplikohen tarifa shtesë transporti.

Informacioni për kontakt:

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim në lidhje me transportin e porosisë suaj, ju lutemi të kontaktoni ekipin tonë të shërbimit ndaj klientit në telefonin +38348844244

2. Kthimet e produkteve

Kthimet lejohen brenda 14 ditëve kalendarike nga data e pranimit të porosisë, në përputhje me praktikat më të mira të tregut dhe legjislacionin në fuqi.

Kjo periudhë mund të ndryshohet, kthimet janë vendim i Tregtarit.

Produkti duhet të jetë i papërdorur, me etiketat dhe paketimin origjinal, në të njëjtën gjendje që e keni marrë.

Kërkohet një kupon fiskal apo faturë ose vërtetim i blerjes për të gjitha kthimet nëse ka më shumë se një kthim.

Kthimi pranohet vetëm pasi produkti të arrijë fizikisht në magazinën tonë dhe të verifikohet nga ekipi ynë për gjendjen dhe përputhshmërinë.

5. Politika e pagesave, afati dhe mënyra e rimbursimit

Pagesat kryhen me para të gatshme (cash) apo online, përmes kartelave bankare të pranuara nga sistemi ynë.

Pasi të pranohet dhe verifikohet produkti, rimbursimi realizohet brenda 14 ditëve pune.

Rimbursimet realizohen vetëm në të njëjtën llogari bankare nga e cila është kryer pagesa e porosisë. Përjashtimisht, në rastet kur pagesa është bërë me para të gatshme (cash), rimbursimi do të bëhet në dyqan fizikisht me para Cash.

6. Kostoja e transportit

Në rastet kur kthimi bëhet për arsye personale (p.sh. madhësia, ngjyra apo mospëlqimi), koston e transportit e mbulon klienti, në momentin e kthimit të porosisë.

Nëse produkti është i gabuar ose i dëmtuar nga ana e shitësit, transporti mbulohet nga

Bisedoni me ne në WhatsApp